Sektori i sigurisë ka zhvilluar ditën e sotme një test për sistemin e sigurisë në Aeoroportin e Rinasit duke evakuuar qytetarët dhe punonjësit.
Ndërkohë që kanë dalë edhe pamjet e evakuuimit të pasagjerëve dhe të punojësve të Aeroportit pas alarmit të kryer nga aviacioni civil.
Sipas raportimeve per faxweb.al raportohet se ky ka qenë një test i bërë nga vetë Autoriteti Civil për të parë gjendjen e gatishmërisë në aeroport. Fillimisht paniku ka qenë i madh tek pasagjerët dhe personat e tjerë të pranishëm në terminal, por gjithçka është sqaruar menjëherë më pas.
Shumë pasagjerë janı nxjerrë nga avionët dhe pas mbarimit tı testit janë futur sërish brenda. AAC është shprehur se për teste të tilla nuk mund të njoftohet më para (Vijon)
/faxweb
