Përmes një postimi në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta shkruan se qeveria duhet të mos vonohet më e të mos ketë alibi për të ardhmen europiane të vendit tonë.
Meta citon shkrimtarin e njohur Faik Konica, duke u shprehur se koha për të kapur trenin e fundit është pikërisht tani.
Kreu i shtetit citon fjalët e Konicës, që thotë se “kur shqiptarët i lë treni, ata thonë se na iku, e jo nuk e arritëm dot”.
POSTIMI:
Mjaft me vonesa dhe alibi që vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë!
Koha për të kapur trenin e fundit është tani!
