Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kamëz, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës duke u përplasur me një mur anësor.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën shoferi. Goditja ka qenë tepër e fortë sa makina është rrotulluar duke i rënë edhe një shtylle ndriçimi e për pasojë kjo e fundit është rrëzuar në tokë.
/faxweb