Gjatë takimeve me bizneset në Durrës, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur te një farmaci, ku ka diskutuar me farmacisten lidhur me kushtet e vështira në të cilat ndodhen, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë bisedës me Bashën, farmacistja ka thënë se se në varësi të gjendjes shëndetësore, sesa ka agravuar sëmundja, çdo pacienti i duhet të paguajë 500-600 mijë lekë të vjetra për ilaçet. “Shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID shkojnë deri në 600 mijë lekë”, shpjegoi farmacistja.
Nga ana tjetër nëse pacienti ka nevojë për oksigjen, farmacistja është shprehur se oparati i oksigjenit kushton 800 euro.
“Nuk kanë mundësi ta blejnë, një aparat oksigjeni kushton 800 euro”, tha farmacistja.
Për të lehtësuar qytetarët nga kjo barrë, pasi jo të gjithë janë në gjendje ta përballojnë, Basha ka deklaruar se PD ka propozuar që çdo i sëmurë me Covid që trajtohet në shtëpi t’i rimbursohet 100% fatura e kurimit.