I pyeturi i radhës në SPAK, në lidhje me kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishte aktori Neritan Liçaj.
Ky i fundit deklaroi se ishte i treti i pyetur në SPAK.
“Shpresoj që drejtësia të vihet në vend pasi kauza e teatrit është një kauzë e drejtë e luftës së politikës kundër artit.
Unë nuk jam përballur kurrë me drejtësinë dhe nuk jam akuzuar asnjëherë, përveç gjobave të parkimeve të gabuara. Beteja jonë do të vazhdojë”,- tha Liçaj.
Me sa duket lirimi i ambienteve te Presidence nga Ilir Mete per shfaqjen “Profeti i Kokoshkave” te Edmond Budines dhe deklarata e Presidentit qe protesta duhet te vazhdoje, e ka “trimeruar” Liçajn per t’u betuar se do vijoje reagimi ndaj qeverise!
Aktori solli në vëmendje gjithashtu se ka qenë vetë kryeministri i cili ka deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh ka dashur ta prishë atë teatër.
