Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka folur në përfundim të mbledhjes duke i bërë thirrje kolegëve që të bojkotojnë çdo takim tjetër derisa të shqyrtohet propozimi për listat 100% të hapura. Hajdari theksoi se nuk do të bëjnë asnjë centimetër pas ndërsa draftin e PS e cilëson hileqar.

Hajdari: Reforma Zgjedhore ka filluar sërish të bie dhe të futet në grackën që ka rënë gjithmonë. Partitë politike e përdorin për të fuqizuar partitë e tyre, jo qytetarin. Është e trishtë sepse kemi thënë se qytetari duhet të fuqizohet me këtë reformë zgjedhore. Qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese.

Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft që është hileqar, ndaj duhet të vazhdojmë që ti bëjmë thirrje PS dhe çdokujt që është serioz për të hapur lista 100%. Ne nuk mund të negociojmë me sovranitetin e popullit. Nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas. Kushdo që do jetë kryeministër nesër, do të jetë në gjendje që të ulë korrupsionin. I ftoj kolegët e opozitës parlementare që të refuzojmë çdo mbledhje e seancë plenare derisa të futet propozimi jonë për listat e hapura 100%. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko