Skip to content

Humbin jetën 4 persona nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, kryhen mbi 1300 testime për personat e dyshuar

162 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit, ndërkohë që kanë humbur jetën 4 persona. Ministria e Shëndetësisë informon se janë bërë 1350 testime.

Një numër shumë i madh i këtyre rasteve është evidentuar në kryeqytet me 75 raste, më pas në Kumanovë-14, Tetovë-13, Koçani-12, Strumicë-10.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar ndërsa katër persona kanë humbur jetën.

/faxweb