Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është ndërprerë pas kërkesës së opozitës, ndërsa PS solli propozimin e ri për Kodin e Zgjedhor ku përfshihet heqja e pragut 3%, si dhe renditja e kandidatëve fitues në lista.
Opozita e re ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes me argumentin se do të shqyrtojë propozimin e ri për hapjen e listave nga ana e mazhorancës. Një gjë e tillë është kërkuar nga deputetja Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Alban Zeneli.
“Gjiknuri ka sjellë amendamente shtesë në minutat e fundit, jam dakord që ta ndërpresim këtë mbledhje, ta diskutojmë, ta shohim mirë se çfarë na ka sjellë, dhe të shohim nëse është në përputhje me ndryshimet kushtetuese”, tha Zeneli.
/faxweb
