Kryeministri Abdyllah Hoti në fjalën e tij pasi ka falenderuar mikpritësin e tij, kryeministrin Rama e ka cilësuar mbledhjen e sotme të 2 qeverive si hyrhje në një fazë të re të bashkëpunimit shtetëror me 14 marrëveshjet të cilat pritet të firmosen sot prej 2 liderve.
Hoti gjithashtu ka prezantuar dhe punën e qeverisë së tij për të mbajtur ekonominë në terma të qëndrueshëm, luftën ndaj pandemisë COVID si dhe në politikën e jashtme ku ka falenderuar qeverinë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme në liberalizimin e vizave dhe procesin e Kosovës në njohjet dnërkombëtrare.
Pikërisht në këtë moment kryeministri Hoti i cili shquhet për gjuhën e butë dhe diplomatike çka çoi dhe në marrëveshjen e arritur me Serbinë në Uashington, i ka zbutur edhe tonet e fjalimit të mëhershëm të kryeministrit Rama ndaj BE-së e cila prej shumë muajsh nuk po i jep ‘ok’ Kosovës në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
“Nuk di çfarë të besoj për liberalizimin e vizave, thjesht është turp për BE. Një turp i pashlyeshëm dhe i pajustifikuesshëm. Jo se Kosova nuk ka bërë detyrat por sepse Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme nga vendet e BE. Kosova duhet të presë të përfdundojnë zgjedhjet në një vend dhe të shohë si mbyllen ato. Më pas të shohë se kush ka zgjedhje të brendshme dhe të vëzhgojë dinamikën e BE-së”, tha më herët Rama i cili nuk i ka kursyer ktirikat ndaj unionit edhe me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Por në lidhje me këtë çështje Hoti është përpjekur ta çojë çështjen në ekuilibër:
” Në fillim të madatit tonë qeverisës na është dashur të marrim vendime jopopuliste por që duhet të jepnim sinjale si qeveri që jemi të gatshëm për paqe në rajon dhe për marrëveshje finale me fqinjin tonë verior. Siç e tha dhe kryeministri Rama ne mbetemi vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Por të mos e shajmë shumë BE por të mbajmë të plotësuara listën e kushteve,”, u shpreh Hoti në fjalën e tij.
/faxweb