Një gjerman 47 vjeçar ka harruar dy vajzat e tij, 10 dhe 14 vjeçe, në autostradën A8 në Holckirchen të Bavarisë dhe kur policia e njoftoi, ai ishte 170 kilometra larg pompës së benzinës në të cilën i kishte lënë vajzat.
Ai dhe vajzat e tij kishin qenë për pushimet e Pashkëve në Liqenin Garda, ndërsa nëna e vajzës kishte qëndruar në shtëpi. /kp/.



