Është mbledhur Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e 12 antërëve të KQZ-së së re pasditen e sotme.
Partia Socialiste ka propozuar për kryekomisioner Ilirjan Celibashi, Bledar Skënderajn dhe Ilir Rusmajlin.
Ndërkohë Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn.
Oerd Bylykbashi s’kualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike. Komisioni është zhvilluar me dyer të mbyllura, në orën 18:00 dhe mbledhja ka zgjatur 30 minuta.
Kuvendi do të zgjedhë ditën e hënë kreun e ri të KQZ-së për 7 vitet e ardhshme mes Myslymajt dhe Celibashit. PS-ja i skualifikon PD-së Hysen Osmanin, në votim të hënën shkon Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimali për numrin dy të KQZ-së për 4 vitet e ardhshme, që do të ketë një detyrë të veçantë, përgatitjen e procesit të identifikimit biometrik.
Për KAS-in propozohen nga PS-ja Ervin Lako, Koli Bele dhe Ilir Rusmajli, Ledio Braho dhe Elvis Cefa nga PD. Për Këshillin Rregullator nga PS-ja propozohet që kryetare të jetë Ilirjana Nano, ndërsa anëtarë Dritan Çaka dhe Odeta Berberi, nga opozita anëtarë do të jenë, Helga Vukaj e PD dhe nga LSI Muharrem Cakaj.
/faxweb
