Është ndarë nga jeta të premten mbrëma këngëtari i njohur i gjeneratës së viteve ’80, Fatmir Bajraktari. I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, duke lënë prapa bashkëshorten dhe tre fëmijët.
Bajraktari ishte i shtruar prej ditësh në spital dhe po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fatmir Bajraktari ka qenë këngëtar i njohur i gjeneratës së artë të viteve ’80. Ai kultivonte zhanrin Evergreen.
I ndjeri ishte edhe kryetar i Korit famoz ‘Siparantum’, sukseset e të cilit kanë tejkaluar kufinjtë kombëtarë dhe më tej.
/faxweb