Ndërron jetë në spitalin e Korçës 5-vjeçari i cili u aksidentua nga babai i vet teksa ky i fundit po kthente traktorin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku shtetasi Erjon Brahimllari teksa po manovronte për të kthyer traktorin në oborrin e stallave ka aksidentuar nga pakujdesia të birin. Vogëlushi 5-vjeç është transportuar fillimisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës, por nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.