Skip to content

Maliq/ Tentoi të manovronte traktorin në oborrin e stallave, shtyp nga pakujdesia të birin, transportohet në gjendje të rëndë në spital vogëlushi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një shtetas teksa po manovronte për të kthyer traktorin në oborrin e stallave ka aksidentuar nga pakujdesia të birin. Vogëlushi 5-vjeçështë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb