Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Shpërthimi i telekomanduar në Durrës, plagoset në kokë një ushtar

Ditën e sotme forcat xheniere kishin programuar një shpërthim të telekomanduar, për një nga pallatet e dëmtuara rëndë nga tërmeti në qytetin e Durrësit. Me sa duket shpërthimi nuk ka shkuar siç duhet duke u zbatuar me rigorozitet të gjitha masat e duhura, pasi ka mbetur i plagosur një ushtar.

Pjestarit të Forcave të armatosura i ka rënë një gur në kokë duke e dëmtuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Shpërthimi ndodhi në orën 16:45 dhe për të shembur pallatin 14-katësh u përdorën 130 kg eksploziv.

Për realizimin e tij, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe u përdorën 130 kilogramë lëndë eksplozive. Ashtu siç pritej shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë Durrësin.

/faxweb