Skip to content

Ekzekutohen në Egjipt dy anti-grushtshtetas, anëtarë të Vëllazërisë Muslimane

Dy anëtarë të Vëllazërisë Myslimane, të cilët u arrestuan gjatë një demonstrate kundër grushtit të shtetit në Aleksandri në gusht 2013, u ekzekutuan në Egjipt.

Organizata joqeveritare egjiptiane We Record, me seli në Londër, tha se Yasser Al-Abaseeri, 49 vjeç dhe Yasser Shukr, 45 vjeç, të cilët u mbajtën në burgun Torah në Egjipt, u ​​ekzekutuan.

Eshtë deklaruar se Abaseeri dhe Shukr ishin dënuar më parë me vdekje për gjoja shkaktimin e dhunës në protestat kundër grushtit të shtetit në Aleksandri.

Autoritetet egjiptiane ende nuk e kanë njoftuar rastin e ekzekutimit.

Egjipti ka qenë skena e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga mesi i vitit 2013, kur një grusht shteti ushtarak rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammed Morsi, i cili ishte gjithashtu udhëheqësi i Vëllazërisë Muslimane.