Skip to content

EMRAT/ Anëtarësia e PD-së në Durrës konfirmon 27 kandidatët në listën për deputetë

 

Anëtarësia e PD në qytetin e Durrësit votoi për kandidatët për deputetë, duke konfirmuar të 27 emrat dhe duke mos eleminuar asnjërin.

Nga votimi më i parapëlqyeri rezulton Oerd Bylykbashi, i cili përfaqësoi PD në Këshillin Politik gjatë Reformës Zgjedhore.

97% e anëtarësisë ishin pro Bylykbashit, dhe vetëm 3% kundër kandidimit të tij.

Lista e Durrësit do të shkojë e plotë në Komisionin e Vlerësimit në PD ku dhe do të bëhet përzgjedhja.

 

LISTA E PD DURRËS

ARDIAN MUKA
ARJAN DEDEJ
ARLIND BOSHKU
ARMAND TELITI
ARTION BAJRAMAJ

BLERINA REÇI (XHAKOLLI)
DEJANA BURGIA
EDLIRA DEVOLLI
EDMOND HOXHA
ERALD DERVISHI

ERZEN LACI
FATBARDHA KADIU
FLORID SHAZIVARI
GAZMEND OKETA
IGLI CARA

IVO JORGONI
MANJOLA LUKU
MERITA DAKOVELLI CELA
MIRELA SHALA
NASILD ALIKAJ

NERITAN GOLJA
OERD BYLYKBASHI
PELLUMB BERISHA
REDI MYSHKETA

RISELDA KALIA
SOKOL KAPIDANI
XHORXH ALEKSI