Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan, Marsida Haxhiu ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se për momentin është karantinuar i gjithë stafi deri në marrjen e tamponit.
Ndërkohë po ashtu mësohet se shërbimi për qytetarët në këtë institucion do të ndërpritet.
Kujtojmë që Elbasani në përditësimin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë rezulton se ka 4 raste pozitive.
