Skip to content

Detajet për sherrin në Elbasan/ Konflikti nisi brenda lokalit, të rinjtë bëjnë njëri-tjetrin për spital pas goditjeve të forta

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur nga përplasja me sende të forta në ambientet e brendshme të një lokali në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Haxhias” ndërsa të rinjtë kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për identifikimin e autorëve, mes të cilëve dyshohet të jetë një tjetër i plagosur.

Informacion paraprak: Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme  të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç,  banues në Elbasan,  të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.

/faxweb