Rama: Disa kërkojnë hapje dhe nga ana tjetër duan të mbyllin gojën e të tjerëve. Është një histori që zhvillohet prej kohësh, nuk është hera e parë as e fundit që pakica kërkon ti imponohet shumicës me forma dhe një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me cka secili dhe secila në këtë sallë u mudëson fëmijëve, asnjë lidhje. Dhe fatkeqësia 30 vjecare e këtij parlamenti është në radhë të parë që u jep atyre që e ndjejnë dhe mbi të gjitha më të rinjve për të cilët flitet shumë dhe në ajër po ashtu shembullin më të keq të edukatës elementare.
Duke u kthyer tek ligji, nuk ka një kompromis ku një palë i fiton të gjitha. Kompromiset e mira janë zakonisht kompromiset ku të gjitha palët kanë një arsye për tu mërzitur. Dhe ne kemi arsyet tona për tu mërzitur, madje që të jemi të qartë, kemi më shumë arsye për tu mërzitur ne se palët që janë brenda këtu apo jashtë. Por jemi të vetëdijshëm që detyrimi për të bërë kompromisin për një proces ku të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë është që të heqim dorë nga dëshirat tona.
Unë nuk kam asnjë dyshim që nëse do kishim kërkuar një kompromis nga ju për të vendosur bonusin për partinë e parë, do e kishim dhënë por patjetër do të ishte e tepër në raport me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër për ata që nuk janë këtu, ky parlament po bën më shumë se sa asnjëherë më parë për ndonjë palë që ka qenë këtu brenda duke i marrë në konsideratë kërkesat e tyre edhe pse e braktisën parlamentin dhe u vetë zhveshën nga e drejta për ti imponuar këtij parlamenti cfarë do qoftë. Nuk ka asnjë problem që të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin.
Kopjet nuk më bëjnë aspak përshtypje. Flisni me një gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë, një grua nuk mund ta ketë, një përfaqësuese e popullit në parlament nuk mund ta ketë. Cfarë ti them zonjës kur shembullin më skandaloz për vendin sot e jep Preasidenti i Republikës i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin moral apo mendor që të paktën të mbajë në krah homologun e tij që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Salia që në krah me një të huaj të ketë përdorur fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarët e tij. Kështu që nuk i vë faj as zonjës dhe askujt tjetër që i ka ngrirë në gjuhë gjithë tufa e fjalëve më të ulëta të shqipes që e kanë bërë “krim” zëvendësuesen e fjalës “edukatë”.
/faxweb
