Zbardhen emrat e të miturit që vdiq këtë të hënë në Berat dhe të babait të tij, që ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Burimet bënë me dije se jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike e humbi 16-vjeçari Mikel Xhardo.

Kurse i ati, 43-vjeçari Lefter Xhardo ka marrë dëmtime të mëdha. Në fillim ai u dërgua ne spitalin e Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në Tiranë.

Babë e bir po korrnin misrin në arë me autokombajnë në momentin që u goditën nga energjia elektike. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e kësaj të hëne në fshatin Lapardha të Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re