Deputeti i opozitës parlamentare, Kostaq Papa, depozitoi në Kuvend ditën e sotme një projektligj ku kërkohet shpallja e gjireve të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit dhe Palasës si gjire historik. Definimi si gji historik nënkupton vendosjen e vijave të drejta bazë, prej nga ku fillon dhe shtrirja e detit territorial prej 12 miljesh, sipas Konventë së Montego Bay të vitit 1982.
Për këtë projektligj ka reaguar dhe ish- Zëvendës Komandant i Forcave tona Detare, Artur Meçollari, icily përmes një postimi në facebook ka bërë me dije se një ligj i tillë është miratuar që në vitin 1976, por një ligj i cili u shfuqizua në vitin 2008 në mes të negociatave me Greqinë, por që më pas hyri në fuqi përsëri në vitin 2012.
Sipas Meçollarit propozimi për një ligj për këtë qellim nuk sjell asnjë dobi. Ujrat e Palasës, Himarës gjirit të Borshit dhe gjirit të Sarandës janë të mbyllura dhe me vijë të drejtë bazë.
Postimi i plotë: Propozohet një ligj në Parlament për të shpallur ujra historike në bregdetin jonian.
A është ai i nevojshëm?
Vija e drejtë bazë e Shqiperisë në detin Jon (gjiri i Gramës, Palermo, kepi i Qefalit dhe kepi i Martesës (Sarandës) eshte mbyllur nga të parët tanë qysh në vitin 1976 dhe është depozituar në OKB në vitin 1990. Ajo u shfuqizua në vitin 2008 me ligjin nr. 9861, në mes të negociatave me Greqinë, por hyri përseri në fuqi në vitin 2012 me ligjin nr. 60/2012. Tashme ajo është në fuqi dhe nuk mund të kontestohet më nga askush.
Propozimi i për një ligj për këtë qellim nuk sjell asnjë dobi. Ujrat e Palasës, Himarës gjirit të Borshit dhe gjirit të Sarandës janë të mbyllura me vijë të drejtë bazë, e cila i mbyll këto hapësira si det i brendshëm (rreth 150 km2) dhe kjo vijë do të jetë si bazë për delimitohen e hapëdirave detare me greqinë. Kjo iniciativë do të ishte e domishme nëse nuk do të ishtr kthyer në fuqi vija e drejtë bazë me ligjin nr. 60/2012.
/faxweb
