Skip to content

“Policët barkderrë”, Lleshaj u gjen vendin njerëzve që i kap reforma: Do t’i çojmë roje në shkolla

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar sot se policët që dalin pa punë nga reforma në Policinë e Shtetit, do t’i dërgojnë në ruajtje të shkollave. Në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore ka kaluarligji i ri i Policisë së Shtetit.

Në projektligjin e ri vendoset krijimi i Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

Komiteti harton e publikon të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, kontrolle sigurie, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe jo shtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërkaq, në këtë draft parashikohet një reformë e thellë në Policinë e Shtetit, ku një pjesë e madhe oficerëve dhe policëve sipëm moshës 55 vjeç dalin në reformë për t’u zëvendësuar me të rinj.

Ndërkaq, në radhët e policisë do të ketë edhe kritere të rrepta të normave fizike të formës trupore. Për këto policë, dikur doli edhe një dokument policie që i quajti “policë barkderrë” për të cilët pati edhe polemika të shumta.

Në komisionin parlamentar të Ligjeve, Lleshaj deklaroi se punonjësit e policisë do të kalojnë si nëpunës civil, duke i futur si roje në shkolla./shqip