Ministrja e Jashtme Suedeze, Anne Lind ishte në një vizitë në kryeministri dhe zhvilloi një konferencë për mediat së bashku me Edi Ramën. Kryeministri e falenderoi për vizitën dhe nuk hezitoi të bënte një batutë duke përmendur kushtet e mira të motit të ditës së sotme ndonëse pa diell të fortë.
“Anne shumë faleminderit për vizitën dhe besoj që e kupton nga moti se je e mirëpritur se të kemi pritur pa diell, me një ngjyrë të përgjithshme që nuk është ngjyra e Stockholmit”, u shpreh kryeministri shqiptar”, tha Rama dhe filloi duke qeshur.
Menjëherë pas tij, qeshi edhe ministrja e jashtme suedeze, e cila dukej e lumtur nga komenti i Ramës. Më pas vlerësoi takimet me kryeministrin dhe zbuloi bisedat që kanë bërë për problematikat e ndryshme në OSBE.
“Jam mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoj takimet me ju. Kam qenë dhe një vit më parë në dhe gjatë punës sonë të përbashkët kemi pasur dhe një marrëdhënie akoma më të ngrohtë. Mendoj se njerëzit do të mrekulloheshin nëse do të shihnin sa shumë ne flasim dhe kontaktojmë me njëri-tjetrin për problematika të ndryshme që duhen zgjidhur për OSBE. Meqë do të jemi vendi kryesues i ardhshëm, duhet të dimë problemet. Kemi biseduar për Bjellorusinë dhe bashkë me kryeministrin kemi biseduar për të lehtësuar dialogun me opozitën. Mendojmë se duhet të lëmë mundësinë të hapura kur mendojmë se ka vend për dialog”, tha Anne Lind. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
