Emërohet drejtori i ri i AKU-së, Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Në krye të institucionit do jetë Bledar Skënderi.

Ai i zë vendin ish drejtorit të përgjithshëm të AKU, Robert Lili.

Bledar Skënderi ishte anëtar i KQZ-së, i cili kandidoi sërish për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, por nuk u propozua nga PS.

Kështu, Skënderi merr drejtimin e institucionit të AKU.

Njoftimi zyrtar:

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Robert Lili.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi e falënderon për kontributin e deritanishëm dhe punën e lavdërueshme të bërë në drejtimin e AKU-së, procesin e nisur të reformimit dhe shndërrimit të AKU-së në një njësi inteligjente.

Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, Bledar Skënderi.

Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re