Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një reagim në rrjetet sociale ka denoncuar sot neglizhencën e qeverisë në lidhje me mungesën njoftimit për pjesën tjetër të stafit, as për prindërit e fëmijëve, pasi në Kopshtin “Xixëllonja”, te Fusha e Aviacionit, në Njësinë Administrative nr.7, në Tiranë, kanë rezultuar tre anëtarë të stafit pozitivë me COVID19, dhe një tjetër është i dyshuar.

“Është kriminale të mos reagosh e të lësh në mëshirë të fatit dhjetëra staf të këtij kopshti si dhe qindra në institucione të tjera arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Vokshi në postimin e saj.

Postimi i plotë

Në Kopshtin Xixëllonja, te Fusha e Aviacionit, në Njësinë Administrative nr 7 në Tiranë, kanë rezultuar 3 staf pozitivë me COVID19, dhe një tjetër është i dyshuar.

Asnjë njoftim as për pjesën tjetër të stafit, as për prindërit e fëmijëve (janë rreth 200 fëmijë që shkojnë në atë kopsht).
Asnjë masë e marrë nga drejtuesit e Kopshtit, as tamponim për stafin, as izolim, as mbyllje e grupeve ku janë evidentuar edukatoret dhe sanitaret me COVID19.

Është kriminale të mos reagosh e të lësh në mëshirë të fatit dhjetëra staf të këtij kopshti si dhe qindra në institucione të tjera arsimore në të gjithë vendin.

Institucionet përkatëse të (Ministria, Bashkia ISHP) duhet të marrin në mënyrë urgjente masat e duhura: tamponim të të gjithë stafit, dezinfektim i ambjenteve, të mbyllen grupet më staff pozitiv apo edhe kopshti nëse është e nevojshme derisa të sigurohet që stafi, fëmijët dhe familjet e tyre janë të sigurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re