Sizmologu Edmond Tushi ishte i ftuari i edicionit të lajmeve në SYRI TV.

Ai komentoi tërmetin që ndodhi pas mesnatës, i pasuar nga dhjetëra pasgoditje.

“Tërmeti, ose goditja më e madhe, kishte magnitudë 4 sipas shkallës Rihter, që shkon deri në 5 ballë,” tha Tushi.

Thuajse një vit pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, Tushi thotë se tërmeti i minutave të para të ditës së sotme ka lidhje me zonën ku ndodhi tërmeti i 26 nëntorit.

“Është e qartë se zona ku ka ndodhur aktiviteti është zona e tërmetit të 26 nëntorit. Ky aktivitet nuk ka reshtur që nga ajo kohë dhe ka pasur variacionet e veta.

Është vijueshmëria e tërmetit. Kjo është një zonë aktive dhe vazhdon të jetë aktive dhe herë pas here lëkundjet pësojnë një rritje sa i përket magnitudës.

Për shkak të kompleksitetit që ka zona, kemi vënë re se është një seri që shuhet në mënyrë graduale,” shpjegoi sizmologu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re