Ka nisur në të gjithë vendin protesta e paralajmëruar e opozitës për mosbindjen civile. Katër akset kryesore në vend janë bllokuar nga qindra qytetare.
Protestuesit bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, duke krijuar radhë kilometrike. Aty është shënuar edhe incidenti i parë.
Në shenjë revolte qytetarët kanë djegur gomat në mes të rrugës, duke penguar lëvizjen e makinave. Nën thirrjet “Rama ik” dhe ‘Poshtë qeveria e drogës’ ata vijojnë protestën.
Ndërkohë për shkak të trafikut tejet të rënduar, një ambulancë që po transportonte një të sëmurë mbeti e bllokuar.
Pas disa minutash përpjekje protestuesit i kanë hapur rrugën.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe në rrethrrotullimin e Milotit. Edhe në këtë aks protestuesit janë grumbulluar duke bllokuar rrugën.
Në mbështetje të tyre është edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.
E tensionuar është situata është edhe në rrethrrotullimin e Cermës.



