Skip to content

OBT-ja, për herë të parë në dorë të grave

Dy kandidate, nigeriania Ngozi Okonjo-Iweala dhe koreanojugorja  Yoo Myung-hee, kanë hyrë në raundin e fundit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të ardhshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), raporton Reuters, duke cituar tre burime të paemërtuara.

Reduktimi i numrit të kandidatëve nga pesë në dy të mëparshëm do të thotë, nëse konfirmohet zyrtarisht, se organi i tregtisë botërore me seli në Gjenevë do të drejtohet nga gratë për herë të parë që nga themelimi i saj.

Ngozi Okonjo-Iweala është një e dërguare speciale për të mobilizuar mbështetjen ekonomike ndërkombëtare për të luftuar COVID-19 në kontinentin afrikan.

Ajo është një ekonomiste dhe një ekspert në zhvillimin ndërkombëtar me profesion.

Ajo është e angazhuar në bordet e Standard Charterd Bank, Twitter, Aleancën Globale për Vaksinat dhe Imunizimin.

Yoo Myung-hee është ministre aktuale e Tregtisë i Koresë së Jugut dhe është gruaja e parë që emërohet në këtë post.

Yoo konsiderohet një veterane në qarqet tregtare koreane.

Gjatë 25 viteve të fundit, ajo ka punuar në agjenci të ndryshme qeveritare.