Skip to content

Rritja e frikshme e rasteve të reja me Covid në Gjermani, Merkel nuk qendron duarkryq, kë pritet të takojë sot

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot do takohet “online” me kryetarët e bashkive të qyteteve më të mëdha të vendit, teksa numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) të Gjermanisë vazhdon të rritet, kryesisht në zonat metropolitane

Merkel do të takohet në video-konferencë me 11 kryetarë bashkish për të diskutuar se çfarë duhet bërë për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Gjermania ka marrë përgëzime të gjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller u tha sot gazetarëve se tubimet e mëdha duhet të shmangen dhe njerëzit duhet të marrin masa paraprake në transportin publik.

“Ne kemi nevojë për të parandaluar një bllokim”, tha ai.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani, Instituti “Robert Koch” raportoi 4.516 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa shumë qytete tani kanë arritur nivelin kritik paralajmërues të 50 rasteve të reja për 100 mijë banorë.