Ndeshja e luajtur ditën e shtunë në Berat mes Tomorit dhe Bylisit nuk u mbyll atë ditë në fushë. Pasi menjëherë pas sfidës ballshiotët akuzuan për dhunë në Berat madje duke e cilësuar gjendjen gjatë ndeshjes, si më e fortë se dhuna e vitit 1997.
Në krahun tjetër përgjigja e beratasve ishte ajo e se ndeshja ishte zhvilluar korrekte dhe nëse ka patur luftë në stadium ajo ishte vetëm sportive.
Në rrjetet sociale por edhe në media u përfshinë edhe futbollist në këto reagime, të cilët jo vetëm treguan se në Ballsh u zhvillua një ndeshje edhe më e keqe madje kanë akuzuar se ballshiotët kanë joshur ata për të fituar në këtë sfidë.
Dita e djeshme duket se ishte edhe dita që mbylli këto përplasje dhe për këtë ka ndihmuar edhe televzioni ynë, i cili me anë të pamjeve nga situata të ndodhura gjatë ndeshje ka sqaruar dyshimet mbi përplasjet në fushë.
Ndërsa sot drejtuesit kanë patur edhe një takim me futbollistët kjo nisur nga fakti se kryetari i Bashkisë dhe njëkohësisht presidenti i klubit, Petrit Sinaj ishte për disa ditë në Suedi bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Gëzim Zema dhe nuk e ndoqën ndeshjen nga afër.
Pikërisht sekretari i përgjithshëm Zema në prani të shefi të klubit dhe stafit teknik ka qënë sot në ambientet e stadiumit “Tomori’’ për të falenderuar futbollistët për ndeshjen e luajtur dhe fitoren. Ata ashtu si vet trajenri Arbri dhe futbollistët kanë vlerësuar faktin se kjo skuadër ka luajtur për nderin, emrin, fanellën dhe qytetin dhe kështu do të vazhdojnë deri në fund.
Futbollistëve u është kërkuar të mos ketë lëshime deri në fund pasi kampionati për Tomorin do të mbyllet në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Apolonisë në shtëpi. Edhe pse Tomori e ka arritur objektivin e fillim sezonit sërish ata do të vazhdojnë të luajnë për të respektuar fanellën, qytetin dhe kampionatin dhe për të synuar pozicionim sa më të lart në renditje.
Po ashtu për të zhdukur çdo dyshim se Tomori është ‘’përdorur’’ në këtë ndeshje, futbollistëve u është kërkuar fitorja edhe ndaj Tiranës./Berati.TV


