Skip to content

U la jashtë listave të PD-së, reagon për herë të parë nënkryetari i FRPD: I fal të gjithë mëkatarët, por nuk iu kthej faqen tjetër, do vazhdoj të…

Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha përmes një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me lënien jashtë nga listat për deputet të Partisë Demokratike. Hoxha nuk ishte pjesë e listave që u përzgjodhën nga anëtarësia demokrate si kandidat të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme. Me “fines” dhe indirekt Hoxha e shpreh indinjimin e tij në lidhje me këtë fakt duke u shprehur se i fal të gjithë mëkatarët dhe se ai do të vazhdojë të mbetet një activist i vijës së parë për interesin public.

Postimi i plotë: Te dashur miq, ju mirepres ne faqen time te re! Se shpejti, permes kesaj faqe do te jem aktiv perseri ne mbrojtje te interesit publik dhe çeshtjeve qe i gjykoj te drejta dhe parimore. Aktivizimi im ne politike ka qene dhe do te mbetet ne sherbim te vlerave tek te cilat kam besuar dhe luftuar deri me sot.

Une do te jem perseri ne krah te te rinjve dhe atyre qe duan integrimin e vendin ne BE.

Sifdat e mija shpesh here kane hasur ne pengesa artificiale, por per fat une i kam fituar gjithmone ato sepse kam qene i sinqerte ne perkushtim dhe angazhim.

I fal te gjithe mekataret, por nuk u kthej dot faqen tjeter sepse faqet e mija politike jane ngritur mbi mundin tim, te familjes time dhe te mijera te rinjve qe kane sakrifikaur gjithçka per ideale dhe jo per interesa te ngushta konjukturalistesh, qe ju duket Partia si nje serial i Game of Thrones.

Une jam aktivisti i vijes se pare dhe i tille do te mbetem per interesin publik. Do te luftoj kedo qe nuk ka qellime te tilla sepse besoj forte tek sakrifica e secilit per jush qe nga Tropoja deri ne Sarande, te cilet e keni dashur prej 30 vitesh dhe e duan ende sot nje Shqiperi si Europa. Shume shpejt do i kthej pergjigje edhe medias, qe pret me padurim nje deklarate nga une.

Ju pershendes dhe ju falenderoj per mbeshtetjen me sms dhe telefonata pafund! Miqesisht Lisandri!

 

/faxweb