Në orën 01.00 pas mesnate të datës 12 tetor është ndarë nga jeta në Turqi drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit Feti Fanaj.
Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi ka bërë që të trishtohen të gjithë personat që e njihnin dhe kishin pasur kontakte me të.
Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.
Feti Fanaj ndërroi jetë në një moshë mjaft të re. I shtruar në spital në Turqi, ai as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.
Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.