Skip to content

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në kopshtet e ullirit

Autoritetet izraelite lëshuan 20 urdhra usharake që parandalojnë palestinezët të hyjnë në kopshtet e ullirit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Walid Assaf, kreu i Komitetit Kombëtar për të Rezistuar Murin dhe Vendbanimet e lidhura me Organizatën Çlirimtare të Palestinës, tha për AA se autoritetet izraelite lëshuan vendimet që parandalojnë palestinezët të hyjnë në tokat e tyre “pavarësisht sulmeve të kolonëve hebrenj në tokat bujqësore që i përkasin palestinezëve”.

Assaf theksoi se vendimi synon kryesisht pronarët palestinezë. Ai theksoi se bazuar në këto vendime, Izraeli synon të konfiskojë qindra hektarë tokë palestineze.

Përderisa ende nuk ka asnjë koment nga autoritetet izraelite mbi pretendimet e zyrtarit, ata zakonisht interpretojnë hapa të tilla duke cituar “arsye të sigurisë”.

Që kur korrja e ullirit filloi më 7 tetor, kolonët hebrenj kanë kryer sulme kundër fermerëve në vende të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Siç raportoi TV7 Israel News në fund të shtatorit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka thënë zyrtarëve të autorizojnë ndërtimin e 5 mijë njësive të tjera të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Netanyahu ka kërkuar që Këshilli i Lartë Izraelit për Planifikimin dhe Ndërtimin të mblidhet në Bregun Perëndimor pas përfundimit të festave hebraike në fillim të tetorit.

Qeveria izraelite as nuk e ka konfirmuar dhe as se ka mohuar zhvillimin.

Javëve të fundit, udhëheqësit e kolonëve izraelitë kanë protestuar kundër dështimit të kryeministrit Netanyahu për të shtyrë këshillin për të miratuar projektet e vendbanimeve.

Lëvizja joqeveritare “Peace Now” tha se qeveria ka miratuar ndërtimin e 3.412 njësive të vendbanimeve në Kudsin Lindor.

Sipas grupit, mbi 428 mijë kolonë po jetojnë në 132 vendbanime dhe 124 poste të vendbanimeve të rastësishme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Grupi po ashtu tha se shifra përfshin 18 vendbanimet në Kudsin Lindor që janë pushtuar nga mbi 220 mijë kolonë.

Izraeli në vitin 1967 pushtoi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor.

AA