ERGYS MERTIRI

Lufta kunder kovidit eshte, ne pergjithesi, tregues i crregullimit mendor te shoqerive moderne. Ne Shqiperi, ajo ka gjetur habitatin e vet me te mire, sidomos tek Kryeministri, si modeli me i avancuar i politikes se spektaklit dhe spektakolarizimit e politizimit te marrezise. Shenje e ketij çrregullimi eshte edhe fakti qe, kur disa prej nesh folen qe diten e pare, duke argumentuar cfare nuk shkon ne kete cmenduri, nje mase e madhe turmash reagoi ne menyre agresive duke zbrazur portat e diges se histerise, me akuza ku na quanin te papergjegjshm, te politizuar, e madje edhe vrases.

Ne fakt, ata nuk kane dashur ta kuptojne se kovidi ka qene qysh prej fillimit nje mekanizem politik dhe e gjithe kjo histeri e ky panik eshte fryt i nje instrumentalizimi te shemtuar politik. Viktima te nje politike qe i trajton njerezit si tranguj, ata u veteaktivizuan per ti sherbyer propagandes qe i manipulon. Edhe tani, Edi Rama nuk ka fare per qellim te minimizoje pasojat e virusit, por vetem e vetem te spostoje per ca kohe vemendjen nga gjendja ku eshte zhytur. Duke i nxitur njerezit ta shajne e perqeshin per gjera me më pak rendesi, me shpresen se do harrojme sadopak ate cfare eshte thelbesore, ai shpreson ta shtyje sa te mundet ne keto kohe prazgjedhjesh. Tani, na mbetet vetem te mbajme maska si te menderosur per t’iu shpetuar gjobave duke u ngushelluar se: Shyqyr qe nuk po na detyrojne te mbajme skafander.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re