Të premten Partia Socialiste mbajti Asamblenë Kombëtare, ku Edi Rama mbajti një fjalim rreth 2 orë ku sulmoi, presidentin Ilir Meta.

Nga Berlini duke folur në lidhje direkte për emisionin OPEN, Kreshniku Spahiu tha se Rama do të ndjekë një shëmbull si të Zaev në Maqedoni duke mos qenë kryeministër në ditën e zgjedhjeve.

“Pasi Shqipëria të kalojë stafetën e udhëheqjes së OSBE, Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve. Pra Rama do ndjekë shembullin e Zaevit, ku ditën e zgjedhjeve nuk do të jetë kryeministër”- tha Spahiu.
Po pse e refuzoi Rama kërkesën për qeveri teknike?

“Është strategji e Ramës. Kështu ai tenton të fitojë edhe më ndërkombëtarët”- shtoi Spahiu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re