Teksa ka qenë duke folur në konferencën e nivelit të lartë antikorrupsion, ku janë pjesë krerët më të lartë të shtetit, Yuri Kim ka vlerësuar për punën e saj ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj. Duke e cilësuar një mal të lartë korrupsionin, Kim tha se puna e Etilda Gjonajt dhe stafit të saj ka qenë për t’u duartrokitur.

Kim u shpreh se SHBA-të janë të hapur për të mbështetur Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit, ndërsa kërkoi që të nisë sa më parë puna e organeve të drejtësisë së re.

”Korrupsioni është një mal i madh me probleme në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë ndryshime. Është një çast për t’u shënuar para se të nis deklaratën time standarde, dhe për të theksuar lidershipin e ministres Etilda Gjonaj, keni një nga punët më të vështira, ti japim një duartrokitje ministres në këto momente për punën që ajo së bashku me stafin ka bërë.

Do të ketë gjithnjë aktorë të këqij, por qeveritë duhet të bëjnë të mundur që ata të trajtohen të gjithë njësoj. Reforma në Drejtësi ka nisur që të japë rezultatet e saj, SPAK ka tashmë drejtorin e saj të BKH, kjo nuk është një deklaratë fitoreje, por është në rrugën e duhur, duke shërbyer si model dhe për shtete të tjera”, u shpreh Kim.

Ambasadorja Kim tha se një nga prioritetet më të larta për SHBA-në, që është angazhuar në Reformën në Drejtësi, është kompletimi sa më parë i SPAK-ut.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re