Skip to content

Ilir Beqja bën propozimin e ligjeve nga Kuvendi, pasi i ‘mërzitet’ institucioni kalon një xhiro në makinë për të vazhduar diskutimin. ISP publikon raportin për efiçencën e mbledhjeve online

Instituti i Studimeve Politike, përmes një raporti të publikuar në media flet mbi ndikimin e pandemisë në efiçencën zhvillimit të Komisioneve Parlamentare online. Sipas këtij studimi thuhet se Shqipëria është një ndër vendet e vetme ku politikanët diskutojnë ligjet ku t’i zërë rruga.

Për ta demostruar këtë ISP publikon dy foto të deputetit socialist Ilir Beqja i cili diskutimet për projekt-ligje i fillon në zyrë dhe pas 30 minutash shfaqet duke vazhduar takimin online në makinë.

Ja një rast tipik: në një mbledhje të rëndësishme të muajit tetor 2020 të Komisionit parlamentar mbi veprimtarinë prodhuese deputeti Ilir Beqaj merr pjesë aktive në debat duke qenë në zyrë (minuta e 12.49) dhe më pas del nga zyra, hip në makinë dhe vijon të marrë pjesë aktive në debat ndërsa udhëton në makinë (minuta 58.28) e videos së komisionit.

Edhe në rastin konkret deputeti vijon nga makina të komentojë nene dhe të japë sugjerime, duke supozuar se e ka ligjin në dorë dhe po punon me të, ndërsa kolegët në komision dhe ekspertët e thirrur i komentojnë sugjerimet e tij!

Sesi mund të ndiqet një debat parlamentar duke dalë nga zyra drejt makinës dhe duke udhëtuar me makinë, sesi mund të diskutohet mbi nene e vendime që prekin interesa të mëdha qytetare, sesi mund të ushtrohet pushteti legjislativ në forma të tilla, vetëm modele parlamentare si këto mund të na thonë”, thuhet ndër të tjera në raportion e ISP.

/faxweb