Prej ditës së nesërme, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët, të cilët janë qoftë edhe duke ecur në rrugë. Lidhur me këtë vendim të qeverisë, ka komentuar dhe gazetari Edi Oga, i cili shprehet pro mbrojtjes së maskës, edhe pse vetë është një nga personat që e ka kaluar Covid 19.

Me humor Oga është shprehur se ka katër ditë që nuk e heq maskën, ndërsa shton se vështirësitë më të mëdha për mbajtjen e saj ”i ka ndeshur” kur bën dush.

“Unë kam 4 ditë që nuk e heq maskën. Kam vështirësi në dush, e hënë e martë, të mërkurën shpëtoj nga gjoba. Unë jam pro maskës dhe kundër gjobave.

Nëse një grup njerëzish serioz, pra komitetit mblidhet dhe merr një vendim, njerëzit në përgjithësi kanë tendencë ta kundërshtojnë. Personalisht unë nuk do zgjidhja ta vija një maskë kudo, e para unë e kam kaluar covid-19 dhe nuk infektoj dhe nuk infektohem. 

Por në një kohë të tillë duhet të bindemi. Mënyra se si u imponua kjo, unë do bindem se nuk dua që fatura e dritave me 2-3 gjoba do më bëhet sa e ujit.

Maska nuk e zgjidh problemin, por le të themi që me maskën personat harrojnë dy masat e tjera higjienën dhe distancimin. Le të themi që maska duhet mbajtur në vende të caktuara”, u shpreh Edi Oga. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re