Abuzimet me tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve kanë sjellë arrestimin e disa zyrtarëve të Autoritet Rrugor Shqiptar në Durrës, mëngjesin e sotëm.
Operacioni i kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit ka çuar në pranga disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderat.
Dëmi financiar llogaritet përafërsisht mbi 200 milion lekë të vjetra dhe kjo ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit.
Ky operacion është ende në zhvillim e sipër, megjithatë përveç të arrestuarve, emrat e të cilëve pritet të zbulohen nga policia, në kërkim është shpallur edhe biznesmenin me iniciale M. K.