Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Basha ”plas bombën”: Rama shkarkon kryebashkiaken e Durrësit, ja kë deputete do të emërojë (Zbulohet arsyeja)

Edi Rama pritet që të shkarkojë kryebashken në detyrë të Durrësit, për shkak të aferës së inceneratorëve. Ky ka qenë paralajmërimi i bërë pak minuta më parë nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Për inceneratorët po bëhet gati që të shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryebashkiaken e Durrësit, që as emrin nuk ia dimë, se aq shpejt i ndërrojnë zonat atje.

Nuk pranon ajo që të firmosë kontratën miliona euro, që plehrat e Durrësit të sillen në Tiranë. Plani është që Milva Ekononomi të japë dorqëheqjen nga deputete, dhe të shkojë të bëhet kryebashkiake në Durrës, që të firmosë për aferën e inceneratorëve”, u shpreh Basha.

/faxweb