Skip to content

Drejtësia greke plas në qeli të gjithë Agimin e Artë: organizata famëkeqe, drejt zhdukjes

Një gjykatë greke dënoi të mërkurën udhëheqësit e organizatës së ekstremit të djathtë Agimi i Artë me 13 vjet burg secili. Ky konsiderohet si dënimi më maksimal për udhëheqjen e një organizate kriminale të akuzuar për krime të shumta të dhunshme të urrejtjes.

Kryesuesja e gjykatës, Maria Lepenioti, i lexoi dënimin kreut të organizatës, Nikos Mihaloliakos dhe shtatë ish-anëtarëve të tjerë të parlamentit grek, raporton AP.

11 anëtarët e tjerë të organizatës u dënuan me pesë deri në shtatë vjet burg për anëtarësim në organizatë, ndërsa një bashkëpunëtor i partisë u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e këngëtarit grek të repit, Pavlos Fisas në 2013.

Agimi i Artë arriti kulmin e tij politik në 2012, në një kohë krize ekonomike në Greqi.

Atë vit, ajo fitoi 12 përqind të votave në zgjedhje dhe ishte partia e tretë më e fortë në parlament.

Ajo promovoi ide radikale të djathta dhe raciste në skenën politike.

Gjyqi filloi në prill 2015 dhe zgjati për pesë vjet.

Vendimi mund të zhdukë Agimin e Artë nga skena politike.

Ata tashmë kanë paguar çmimin për vetë gjyqin, pasi partia nuk arriti të kapërcejë pragun prej tre përqind për të hyrë në parlament në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kryeministri konservator Kiriakos Mitsotakis dhe udhëheqësi i opozitës së majtë Alexis Tsipras. thanë se ekstremistët duhet të ndëshkohen për veprimet e tyre.