4 persona jane plagosur me thike mbrëmjen e se premtes ne qytetin e Elbasanit. Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje është nje 30 vjeçar, i cili ka qene i dehur ne momentin qe ka goditur 4 personat. Këta te fundit pasi kishin kryer ritet fetare ne xhami, ishin nisur per ne shtëpi, kur autori i ngjarjes u ka dale perpara dhe ne debat e siper i ka qelluar me thike. Menjëherë ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca e cila eshte lajmëruar nga banoret e zones. Te plagosurit jane transportuar ne spitalin e Elbasanit dhe jane shate rrezikut per jeten. Ndërkohë policia disa ore pas ngjarjes ka vene ne pranga autorin, i cili tentoi te arratisej.



