Skip to content

“Duam lekët tona”/ Gratë vijojnë grevën e urisë, përse ndizet zjarr jashtë uzinës së naftëtarëve (VIDEO)

Naftëtarët kanë ndezur zjarr në sheshin pranë uzinës dhe qendrës shëndetësore ku prej 18 ditësh po zhvillohet greva e urisë. Teksa ka brohorime “Duam lekët tona”, ata bëjnë gati zjarrin për tu ngrohur pasi duan të sensibilizohen me gratë që ndodhen brenda uzinës së përpunimit të naftës.

Në ditën e 18 të ngujimit, për shkak dhe të gjendjes së rënduar shëndetësore të  10 grevistëve, naftëtarët vendosën që zëvendësimi i tyre të bëhet me 10 persona të tjerë.

Personat që u futën në grevë urie janë gratë e naftëtarëve të cilat do të izolohen në ambientet e qëndrës shëndetësore.

Krahas vijimësisë së grevës bëhet me dije se do të vazhdojnë paralelisht dhe protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje të problematikës së naftëtarëve për marrjen e pagave të prapambetura, lidhjen e kontratave individuale dhe rifillimin e punës. (A.M/Faxweb.al)



/faxweb