Skip to content

U shkarkua nga Vetingu: Ariana Fullani nuk dorëzohet dhe bën kërkesën e re, seanca me 4 nëntor

Pas shkarkimit nga ana e Komisionit Të pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Ariana Fullani ka depozituar në KPA kërkesën për pezullimin e gjykimit për shkarkimin e saj.

KPA ka pranuar kërkesën e gjyqtares Fullani dhe ka vendosur ta shqyrtojë atë në një seancë të posaçme në datën 4 nëntor.

Kujtojmë se Arjana Fullani ka ushtruar funksionin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë në periudhën korrik 2008 – korrik 2017.