Tomori e ka mbyllur në barazim sfidën e vet në Fier përballë Apolonisë në ndeshjen e fundit të fazës së tretë. Ky rezultat nuk ndryshon shumë në situatën e skuadrave në renditje me Tomorin që mbetet i treti dhe Apoloninë e pesta.

Ndeshja ka qënë e qete dhe me pak raste për tu shënuar dhe për të ndryshuar rrjedhën e sfidës. Në pjesën e parë të dyja skuadrat janë përpjekur më shumë të mbrohën duke mos parë shuëm nga portat respektive.

Ndërsa në fraksionin e dytë Tomori ka patur mundësitë e veta për të ndryshuar diçka por pa ia dalë mbanë. Në fillimin e kësaj pjese është Hyseni që humbet një mundësi të mirë për Tomorin për të kaluar në avantazh.

Rreth minutës së 75’ është Paja për Tomorin në një goditje standarte që godet traversën por sërish pa prishuar barazimin. Ndeshja është luajtur e qetë dhe me dy skuadra që janë brenda objektivit është dukur më tepër, si një miqësore e radhës.

Ky ishte barazimi i parë në këtë sezon pas fitores së Tomorit në Fier në fazën e parë dhe atë të Apolonisë në Berat në fazën e dytë.

Ky barazim i jep mundësinë Tomorit të mbajë vendin e tretë por deri në fund mund ta synoj edhe vendin e dytë tashmë kur distanca me Bylisin e vendit të dytë është vetëm katër pikë.

Ndërsa kryendeshja e kësaj jave është luajtur në Ballsh ku Tirana ka fituar përballë Bylis duke krijuar një distancë prej 10 pikësh dhe tani Tiranës i duhet vetëm një pikë për të siguruar rikthimin në Superiore. Ndeshja është vendosur në pjesën e parë kur Karabeci ka humbur një penallti që në minutën e parë ndërsa më pas është Greca që vendos sfidën me dy golat e tij./Berati.TV

Apolonia 0-0 Tomori

Gola: S’ka

Apolonia: Çako, Sota, Duda(Velaj 75’), Troka, Broshka, Andoni, Hysenshahaj, Mehmeti, Dimo, Prifti, Gjata(Mihana 46’). Tr. N. Kashami

Tomori: Kaloshi, Hoxha, Mersini, Daci, Paja, Kopaçi, Gjonaj, Myzyri(Bitri 61’), Koleci(Mirani 78’), Sharavolli(Drabo 71’), Hyseni. Tr. G. Arbri

Gjyqtarë: E. Bastari, R. Zajmi, Xh. Mani, A. Stolaj(Tiranë)

Vëzhgues: Sh. Havari(Vlorë)

Delegat: D. Babamusta(Tiranë)

Kartonë i verdhë: Kopaçi 60’

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re