Naftëtari duket se i ka dhënë një shkelm shanseve të veta për të qëndruar në Kategorinë e Parë pas humbjes në shtëpi ndaj Shkumbnit.
Ndeshja ka qënë e luftuar me raste madje edhe gola ndërsa lushnjari Artan Bano ka bërë prezantimin e duhur në pankinën e Shkumbinit duke ia dalë të marrë një fitore me peshë në luftën për mbijetesë.
Të parët që shënojnë janë kuçovarët me Xhaferr Kajo në minutën e 29’ por festa zgjat vetëm dy minuta pasi një tjetër mbrojtës ai i Shkumbinit, Ramazani barazon shifrat.
Të dyja skuadrat kanë mundësitë e tyre për të ndryshuar fatet e ndeshjes por atë e vednos Fridei në shtesë duke i dhënë Shkumbinit në Kuçovë ato pikë që u humbën nga FIFA.
Duket se Shkumbini e ka me fat fushën e “Bashkim Sulejmanit’’ pasi më parë ka fituar ndaj Tomorit dhe kishte një barazim ndaj Naftëtarit dhe 7 pikë në një sezon nuk janë pak.
Kjo fitore e barazon me Turbinën në renditje dhe shkëputet me 5 pikë nga Naftëtari./Berati.TV
Naftëtari 1-2 Shkumbini
Shënues: Xh. Kajo 29’/Ramazani 31’, Fridei 92’
Naftëtari: Kaloshi, Hadaj(Jaupi 51’), E. Kajo, Xh. Kajo, Myrta, S. Gega, Koroveshi, A. Gega, Allkanjari(A. Haxhiu 69’), Behari(Vodo 61’), Gjoka. Tr. B. Fraholli
Shkumbini: Ajazi, Ramadani, Musaku, Meta, Xhyra, Nexha, Isaji, Mustafaji(Ikonomi 62’), Lluca(Bërdufi 93’), Fridei, Obot((Mezani 92’). Tr. A. Bano
Gjyqtarë: E. Zhuli, R. Dobruna, E. Potomi(Tiranë)
Delegat: J. Bespalla (Durrës)
Vëzhgues: I. Gashi (Durrës)
Kartonë të verdhë: Hadaj 33’, Xh. Kajo 90’/ Obot 90’, Fridei 92’