Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku policia nëpërmjet një telefonate është njoftuar për një sulm me armë në qytet. Personi i cili ka telefonuar i shokuar blutë e Vlorës është shtetasi M.F, 27 vjeç.
Gjatë bisedës me efektivët ai ka deklaruar se ndaj tij është qëlluar me pistoletë nga një makinë në lëvizje. Fatmirësisht nuk është dëmtuar as personi në fjalë si dhe asnjë kalimtar i rastit. Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Vlorë/Informacion paraprak
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
/faxweb