Faxweb.al mëson detaje të reja nga atentati që iu bë një të riu nga Vlora me inicialet M.F, ndaj të cilit u qëllua mbrëmë, teksa ishte duke dalë nga banesa.
Sapo është futur në makinë, një tjetër makinë i është afruar, dhe pa zbritur askush e ka qëlluar me pistoletë 2 herë.
Plumbat kanë depërtuar në makinë, kanë zënë në xhamin e parë të makinës. Fatmirësisht asnjë plumb nuk ka prekur të riun. Më pas makina e agresorëve është larguar me shpejtësi.
Dyshime thonë për një paralajmërim ndaj të riut. Sipas burimeve, distanca nga është qëlluar ka qenë e afërt. Dyshohet se agresorët kanë dashur ta paralajmërojnë 27 vjecarin. Pistat e policisë është ajo e ndonjë borxhi të mundshëm dhe ajo e ndonjë konflikti.
27 vjecari është nipi i një biznesmeni në fushën e ndërtimit.
/faxweb
