Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 54 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halilaj, Lushnjë.
Policia njofton se shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)
/faxweb